Protezat parciale
Protezat parciale rekomandohen te pacientët të cilët kanë dhëmbë në zona të caktuara në gojë, dhe nuk mund të bëhet zgjidhje fikse dhe mund të jenë:
Protezat klasike nga akrili
Protezat nga akrili janë të prodhuara tërësisht nga akrili i cili mund të jetë i fortë, fleksibil apo të jenë të prodhuara nga kombinimi i këtyre dy akrilave.
Protezat vizit me skelet metalik
Ata janë të holla, të hijshme dhe ndjehen më pak në gojë. Ata përforcohen me dhëmbët tjera me ndihmën e grepave apo janë pjesë zgjidhjeve më komplekse protetike të cilat përfshijnë ura dhe kurora prej porcelani, dhe me to lidhen përmes lidhjeve-ateçmeni të cilat janë të padukshme dhe mundësojnë përshtatje të fortë dhe funksion të shkëlqyer të protezave.
Protezat totale
Protezat mobile totale shtrihen mbi kreshta pa dhëmbë dhe qëndrojnë në parimin e vakumit të cilin proteza e formon me kreshtën e nofullës, kurse pjesën e dukshme e prezantojnë dhëmbët në protezë. Ata, bëhen sipas parimit të estetikës dhe funksioneve të protetikës mobile, ata nuk vërehen dhe duken natyrshëm.
Megjithatë, ndjenja e mbulimit të një pjese të mukozës të gojës me proteza nuk është e pranushme për secilin, dhe ekziston mundësia që sipërfaqja e protezave totale të shkurtohet, me kusht që të përforcohen në 2 ose 4 implante.
Çdo produkt protetik, dhe protezat mobile prodhohen në faza dhe çdo fazë e punës është jashtëzakonisht e rëndësishme për të patur rezultat përfundimtar të suksesshëm.