fbpx

Implantologjia

Implanti është rrënja artificiale.
Nëse jeni të shqetësuar sepse ju mungon ndonjë dhëmb, nëse mbani proteza („nofull “) të cilat nuk janë të përshtatshme apo nuk keni dhëmb të mjaftueshëm që të vendosni një urë fikse, flisni me stomatologun tuaj për opsionin e implanteve.
Implamentet dentare janë mënyrë bashkëkohore dhe efikase që të mbushen dhëmbët të cilët mungojnë dhe janë të dizajnuar që të imitojnë dhëmbët e vërtetë. Ata janë zgjidhje e shkëlqyer afatgjate për restaturimin e buzëqeshjes tuaj. Në fakt zhvillimi dhe përdorimi i implanteve është një nga përfitimet më të mëdha në stomatologji në 40 vitet e fundit. Materialet nga të cilat prodhohen implantet kryesisht bazohen në titanium dhe janë tërësisht biokompatibile. Implantet në thelb janë spiranca/kunja të cilat vendosen në eshtër dhe paraqesin zëvendësim për rrënjën e dhëmbit.

Shumë pacientë janë bindur se implantet dentare janë të sigurta, stabile dhe zëvendësim për dhëmbët e tyre. Në përgjithësi ekzistojnë tre faza për vendosjen e implantit:
Faza 1
Pasiqë stomatologu të bëjë kontrollin e tërësishëm dhe analizën e detajuar të rastit dhe në mënyrë të duhur do të planifikojë të gjithë intervenimin, vjen faza e para e vendosjes kirurgjike të implantit në eshtër. Rekomandohet që të ushqehei me ushqim më e butë të ftohë gjatë shërimit.
Faza 2
Faza e ardhshme paraqitet kur implanti do të përforcohet me eshtrën, respektivisisht kur do të paraqitet e ashtëquajtuara osteointegrim. Kjo në fakt e bën implantin të fortë dhe stabil në vendin e tij në eshtër. Më shpesh pacienti do të duhet të presë për restaruimin definitiv disa muaj derisa implanti nuk integrohet tërësisht.
Faza 3
Eshtra rreth implantit rritet përgjatë procesit të quajtur osteointegrim. Ajo që e bën implantin aq të fuqishëm është eshtra që rritet rreth tij dhe përforcon vendin e tij. Osteointegrimi zgjat edhe deri në disa muaj dhe për këto arsye fazën e ngarkimit të implantit me konstruktim protetik e realizojmë deri në fund të këtij procesi. Në disa raste mjeku mund të vendos se nëse është e sigurtë menjeherë të vendoset rekonstruktimi përfundimtar protetik mbi implantin.
Faza 4
Faza përfundimtare është vendosja e dhëmbit mbi implantin. Për çdo dhëmb të humbur mbi implantin do të fitoni kurorë porcelani të përgatitur në mënyrë individuale, e cila sipas formës, ngjyrës, madhësisë dhe funksionit do të përputhet me dhëmbin natyror që mungon. Përgatitja e rekonstruktimit final protetik mund të zgjasë 7-10 ditë dhe për këtë kohë, ETERNAdent do të kujdeset të prodhojë kurorë/urë/protezë të përkohshme me qëllim që të keni estetikë dhe funksion të mirë

Nëse jeni të interesuar për implant, ide e mirë është të bisedoni me mjekun tuaj tërësisht për planin individual të terapisë për rastin tuaj. Nëse jeni në shëndet të mirë në përgjithësi, implantet janë opsion i shkëlqyer për kompensimin e dhëmbëve të humbur. Para se të caktoni për implant do të kaloni disa takime të planifikimit dhe vlerësimit të gjendjes me mjekun tuaj.

Sëmundjet kronike, si diabeti, leukemia, mund të pengojnë rritjen e suksesshme të implantit në eshtër. Duhanpirësit, gjithashtu nuk janë kandidat të mirë për implante. Përdorimi i duhanit ngadalëson rritjen e eshtrës rreth implantit.