fbpx

Facetat nga porcelani

Ata janë lëvozhga shumë të holla të porcelanit të cilat vendosen në pjesën e përparme shumë të dukshme të dhëmbëve me qëllim që të korrigjojmë formën, ngjyrën apo vendosjen e dhëmbit në rradhitje.
Me ato përfitohet estetikë më e lartë e mundshme me intervenim minimal. Përgatiten për 2 deri në 3 ditë, dhe në vetëm 2 vizita fitohet buzëqeshje perfekte. Në varësi nga pozita dhe madhësia e dhëmbëve natyror – facetat nga porcelani mund të jenë me trashësi prej 0.2mm – 1 mm. Pozita e dhëmbëve natyror na përcakton nëse për facetat nga porcelani do të nevojitet një kruarje minimale apo aspak kruarje për dhëmbët.
Para se të kalojmë në dizajn për buzëqeshjen tuaj të re, të njëjtën e planifikojmë në model me dyll (wax up) dhe e pasqyrojmë në dhëmbët tuaj ( mock up) me qëllim që të fitojmë një ide se si do të duken facetat përfundimtare në gojën tuaj. Me këto faceta për provë, bëjmë fotografi, dhe ju mund të shkoni në shtëpi dhe t’i mbani deri në fund të ditës. Pastaj lehtësisht mund të siguroheni para se të merrni vendim për korrigjimin estetik.

Si duket e gjithë procedura? Procedura për vendosjen facetave përfshin dy deri në tre vizita. Stomatologu juaj do ju tregoj disa fotografi “para dhe pas” që të afrojë rezultatet e mundshme nga kjo procedurë.
Pas analizës të tërësishme, janë bërë studio modele, fotografi dhe diskutime me pacientin rreth pritshmërive të tij dhe dëshirave për korrigjim të pamjes të dhëmbëve, vijon faza e parë. Kjo vizitë është më e gjata dhe paraqet përgatitjen e dhëmbëve për faceta, duke marrë minimalisht një pjesë të substancës të fortë të dhëmbëve (sipërfaqja e përparme e dhëmbëve) dhe shtypjen e gjendjes me masa speciale shumë precise për shtypje. Menjëherë vendosen facetat e përkohshme me të cilat pacienti del nga ordinanca pa patur nevojë që dikush të vërejë se kalon në procesin e rregullimit të dhëmbëve të përparme. Ndërkohë me facetat mbrojtëse mund të funksiononi në mënyrë normale, ata kanë pamje natyrale dhe parandalojnë ndjeshmërinë e dhëmbëve. Më shpesh, vizita e dytë është edhe e fundit, kur facetat e gatshme cimentohen mbi dhëmbët dhe i përshtasim që jenë në funksion për kafshim. Në ETERNAdent ne ndjekim protokollin special për cimentim me të cilin ne mbrojmë dhëmbët nën faceta dhe arrijmë sukses dhe estetikë të përhershme. Ndonjëherë kur kemi transformim më të madh si sfidë, facetave u nevojitet korrigjim, ka mundësi që të ketë nevojë për vizitë të tretë kur i pranojmë sërish me korrigjimet përfundimtare. Estetika dhe preciziteti i lartë kërkojnë investim të tërësishëm nga i gjithë ekipi dhe koha për prodhimin e facetave më shpesh zgjat 7-10 ditë.
Faceta nga porcelani nëse nuk përshaten në mënyrën e duhur mbi dhëmbët natyral, pas një kohe të gjatë rezultojnë me buzëqeshje jotërheqëse dhe sëmundje, mishëra të kuq dhe ndezje të tyre.

Facetat e përbëra

Në dëshirën për të dal në pah kërkesave të pacientit për estetikë të lartë, pa mbingarkuar buxhetin e tij, në disa raste kemi mundësi për korrigjime më të vogla të dhëmbëve të realizojmë me të ashtëquajtuara faceta të përbëra. Edhe kjo procedurë realizohet me protokoll të veçantë që mundëson qëndrueshmëri dhe estetikë të lartë të facetave, pa kruajtur aspak supstancën e ndjeshme të dhëmbëve. Rezultatin e sukseshëm e fitojmë në rastet për të cilat ka indicje për këtë rekonstruktim. Këtu keni mundësi të shihni disa raste të zgjidhura me këtë metodë.

Stomatologjia estetike

Zbardhja e dhëmbëve
Дознај повеќе
Konturimi dhe depigmentimi laserik
Дознај повеќе
Inlei dhe onlei nga porcelani
Дознај повеќе