Pse të zgjidhni kujdes gjithëpërfshirës dentar
Stomatologjia gjithëpërfshirëse merr parasysh pacientin në tërësi dhe asnjëherë nuk fokusohet vetëm te dhembët.
Gjatë vizitës të parë në ETERNA, Stomatologu juaj, do të njihet me problemin tuaj, dëshirat dhe idetë tua.
Më pas do ta kontrollojë tërësisht historinë tuaj mjekësore dhe stomatologjike, duke i kushtuar vëmendje gjendjes aktuale shëndetësore.
Analiza e statusit dentar kompletohet me inçizimin RTG i cili shfrytëzohet për testimin e strukturave tjera përveç dhëmbëve, duke përfshirë edhe nofullat, sinusët dhe nyjet për përtypje.
Çdo dhëmb dhe restaurim në gojën tuaj do të kontrollohen tërësisht dhe shënohen në dosjen tuaj.
Te ne në ETERNAdent realizohen edhe testimet më të komplikuara parodontale, kontrolla të mishrave të dhëmbëve, arsyet për paraqitjen e xhepave parodontal, recesionet (tërheqjet e mishërave) dhe gjakderdhjet e mishërave, humbje të masës të eshtrave dhe mobilitetit (lëkundje) të dhëmbëve si pjesë e evidentimit të tërësishëm të statusit tuaj dentar.
Stomatologu i Juaj do të analizojë kafshimin, muskujt, ligamentet dhe nyjen e nofullës si dhe si ato përshtaten dhe punojnë bashkë.
Pastaj vijon analiza e buzëqeshjes tuaj me të ashtq. “smile design” me çrast në analizën për studim do të marrim parasysh dhëmbët tuaj, buzët dhe fytyrën. Bëjmë fotografi, gjurmë dhe modele të dhëmbëve tuaj dhe vlerësim të higjienës orale, sipas të cilës ne propozojmë edhe modele përkatëse dhe metoda për mirëmbajtje të mëtutjeshme.
Pas testimeve gjithëpërfshirëse, në takimin e ardhshëm të caktuar do të merrni diagnozën e përcaktuar dhe opsionet për trajtim, me përparësitë dhe mangësitë e mundësive të ndryshme.
Çdo pacient e zgjedh planin për trajtim i cili i përgjigjet nevojave dhe mundësive të tij. Bashkë me stomatologun tuaj në ETERNAdent do të zgjidhni strategjinë përkatëse për shërim dhe orarin e saktë.
Trajtimi realizohet gradualisht dhe në faza, që të arrihet deri te qëllimi i caktuar.
Rekonstruktimi gjithëpërfshirës estetik duhet të realizohet mbi parandoncium të shëndetshëm (mishra dhe inde të buta) dhe në kafshim të drejtë. Kur do të zgjidhni qasjen tillë të stomatologjisë gjithëpërfshirëse në bazë të testimeve tona dhe të mbushura me gatishmërinë tuaj që të ndajmë përgjegjësinë, atëherë do ju sigurojmë gojë dhe dhëmbë të shëndoshë për të gjithë jetën.