fbpx

ENDODONCIA

Trajtimi për shërbimin e kanaleve të rrënjëve të dhëmbit është i nevojshëm kur pulpa (indi i butë në zemrën e dhëmbit që përmban enët e gjakut, nervat dhe fibrat lidhëse) do të marrë ndezje ose do të infektohet. Shërimi i pulpës është një nga arsyet më të shpeshta për dhimbje të fuqishme të dhëmbëve, por vetë trajtimi i kësaj gjendje është pa dhimbje. Me anestezion lokal largohet indi që ka marrë ndezje, dezinfektohet kanali dhe i njëjti mbyllet me mbushje speciale. Intervenimi realizohet në një ose më shumë faza, në varësi se sa i infektuar është dhëmbi. Nëse e shtyni trajtimin endodontik në pulpën e infektuar, dhimbja do të rritet, dhe mund të paraqitet edhe fryrje, dhe ndoshta mund të duhet të nxirret dhëmbi.

Gjendja e ndezjes të pulpës më shpesh ndodh:

  • te dhëmbët të cilët kanë karies jo të sanuar dhe të thellë
  • karies interdentar – karies i cili paraqitet ndërmjet dy dhëmbëve
  • nën mbushjet e mëdha të cilët tashmë nuk pasojnë në mënyrë ideale
  • te dhëmbët me më shumë intervenime të përsëritura
  • nën kurora dhe ura, si rezultat i nekrozës të pulpës
  • dhëmbë të thyer
  • lëndimi I dhëmbit, madje edhe nëse ka thyerje apo plasaritje të thyer

Nëse vazhdoni që të kujdeseni për dhëmbët dhe mishërat tuaj, dhëmbët e restaruruar me kanale të shënuara të rrënjëve, mund t’i ruani deri në fund të jetës. Megjithatë kontrollat e rregullta dhe higjiena e mirë janë të domosdoshme, në të kundër dhëmbi pa pulpë sërish mund të zhvillojë karies. Trajtimi më i shpeshtë endodontik është procedurë e thjeshtë dhe e padhimbshme, dhe që është më ë rëndësishme mund të shpëtojë dhëmbin dhe buzëqeshjen. Nëse mungon më shumë se 50% nga substanca e dhëmbëve, mjeku mund t’ju rekomandojë përforcimin e dhëmbëve me mbindërtim dhe kurorë. Nëse keni pyetje në këtë temë, lirisht flisni me stomatologun tuaj në ETERNAdent, i cili do ju përgjigjet në lidhje me fazat, kohëzgjatjen e trajtimit, parashikimin e dhëmbëve etj.