SËMUNDJA E PARODONTALE DHE E GINGIVAVE
Parondotopatija (sëmundja parodontale) është sëmundje e indeve që mbështesin dhëmbët që fillon me “ndezje të thjeshtë” të mishërave të dhëmbëve, shpesh nuk vërehet nga pacienti (dhe për fat të keq shumë shpesh edhe nga terapeutët dhe nëse nuk fillohet në kohë me terapi, dhëmbët gradualisht e humbin mbështetjen, dridhen dhe në fund nxirren.
Sëmundja paradontale është e përfaqësuаr në 99% të popullsisë tonë dhe bashkë me kariesin janë arsyeja numër 1 për humbjen e dhëmbëve.
Shenjat paralajmëruese për ekzistimin e sëmundjes parodontale janë:
- Gingiva (mishërat) e kuq dhe të fryrë
- Gingiva e cila gjakoset lehtë
- Erë apo shije e keqe vazhdimisht në zgavrën e gojës
- Gjurmë të gjakut në furçën e dhëmbëve pas përdorimit të saj
- Pështymë me gjak pas larjes të dhëmbëve
- Paraqitje e qelbit mes dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve
Kontrolli i gjendjes të indit të dhëmbit (parodonti) është i rëndësisë thelbësore për hapat e ardhshme të mëtutjeshme që do të mundësojë ruajtjen e dhëmbëve tuaj.
Kontrolli parodontal në ETERNA përfshin numër të madh të testimeve të evidentuara me indekse të cilat na ndihmojnë në mënyrë të saktë të vendosim diagnozën, të caktojmë diagnozën dhe trajtimin e mëtutjeshëm. Zbulimi i hershëm i shenjave të sëmundjes rezulton me terapi më të thjeshtuar dhe mundësi që sëmundja e tërësishme të vendoset nën kontroll.
Тrajtimi është tërësisht pa dhimbje për pacientin, kurse rezultatet zakonisht janë të dukshme pas vetëm disa ditësh.
Në ETERNA vend të veçantë merr parandalimi i sëmundjes parodontale, me protokolle të përcaktuara në mënyrë speciale të bazuara në dëshmi.
Parandalimi sëmundjes parodontale kushton shumë më pak se terapia e të njëjtës, prandaj bëni diçka shumë të dobishme për veten: paraqituni në ETERNA që të caktoni konsultim dhe kontroll për të përcaktuar statusin tuaj dentar dhe parodontal.
Fazat e hershme të sëmundjes parodontale në mënyrë efikase trajtohen me terapi jokirurgjike parodontale. Kjo përfshin largimin e pllakës bakteriale dhe gurit të dhëmbit, të cilat janë të pranishme në dhe nën vijën e mishrave të dhëmbëve.
Meqënëse bakteret mund të ngjiten fuqishëm në rrënjët e dhëmbëve nën linjën e gingivës/mishit të dhëmbit, nevojitet edhe i ashtq. “pastrim i thellë” me përpunim të sipërfaqes të rrënjëve.
Praktika jonë ka arritur progres të madh në trajtimin jokirurgjik të problemeve parodontale. Me zbatimin e teknikave inovative, ne jemi në gjendje që të arrijmë shëndet parodontal në mënyrë të thjeshtë, joinvazive dhe të disponueshëm.
Metoda klasike konzervative klasike e trajtimit me të ashtq. “pastrim i thellë” nën gingivë me përpunimin e xhepit parodontal, që përfshin edhe pastrimin e sipërfaqeve të rrënjëve. Anestezitë lokale shfrytëzohen për të mos patur dhimbje në këtë zonë dhe kontribuojnë për rehatinë më të madhe të pacientit. Debridmani i xhepit parodontal është qasje themelore për shërbim efikas të sëmundjes dhe që t’i mundësohet mishrave të dhëmbit dhe rrënjëve të afërta të trajtohen në mënyrën e duhur. Kjo procedurë përfaqëson bazën e terapisë jokirurgjisë parodontale.
Për disa pacientë, antibiotikët sistemor ose agjentët antimikrob mund të parashihet që të merren në mënyrë orale, që të ndihmojnë në shërbimin e sëmundjes të tyre paradontale.
Terapia laserike shfrytëzohet për shërimin e paredontopatisë mesatare deri në atë të avancuar dhe është një nga aplikacionet më të përfaqësuara të kësaj teknologjie.
Laserët e fuqishëm dentar punojnë me gjatësi të ndryshme të valëve (Er:Yag, Nd:Yag, Diode) me të cilat mundësojmë trajtim maksimalisht efikas të sëmundjes parondotale. Përfitimet nga shfrytëzimi i laserëve për terapinë jokirurgjike parodontale përfshijnë:
- Qasje minimale invasive për pastrimin e rrënjës,
- Largimi i kalkulusit, detoksim dhe zhdukje e bakterjeve parodontale,
- Intervenim edhe në zona që janë vështirë të qasshme për dallim nga terapia konvencionale,
- Pa dhimbje ose me nevojë minimale për anestezion,
- Sterilitet – vetë rrezja laserike sterilizon indin mbi të cilin ne punojmë, shkatërron bakteriet, dhe me këtë na ndihmon që të largojmë arsyen kryesore për infektim,
- Shërim më i shpejtë i indit-ndriçim laserik që nxit proceset metabolike në indin e sëmurë dhe mundëson rritjen më të shpejtë në raport me metodat konvencionale të trajtimit. Mungesa e baktereve në fushën e punës gjithashtu kontribuon për shërimin më të shpejtë, të pandërprerë të indit,
- Pa gjakosje-laseri na mundëson që paralelisht të kryejmë edhe koagullimin me çrast minimizohet gjakderdhja apo nuk ka aspak gjakderdhje.
Problemet e hershme që lidhen me parodontopatinë mund të shërohen me sukses me terapinë jokirurgjike. Por, numri më i madh i rasteve të moderuara deri në ato të avancuara nuk mund të zgjidhen pa qasje kirurgjike deri në sipërfaqet e rrënjës dhe pastrimin e tyre.
Për shumë njerëz, idea për kirugjinë e mishrave të dhëmbëve krijon shqetësim. Megjithatë, në ETERNA, mundemi në mënyrë efikase të shërojmë sëmundjet me trajtim më pak invaziv laserik parodontal, pa nevojë për bisturi apo penj. Si rrjedhojë, pacientët përjetojnë më pak situata të pakëndshme dhe kohë më të shkurtër për shërim.
Ekipi profesional në ETERNAdent i udhëhequr nga prof. Ana Minovska me sukses shëron edhe format më të avancuara të sëmundjes parodontale duke zbatuar:
- Qasje konvencionale mekanike të trajtimit dhe
- Qasje bashkëkohore, me përdorim të laserit të ashtq. terapi kirugjike të asistuar me laser
Përdorimi i sigurtë dhe efektiv i Er: YAG laseri në trajtimin kirurgjik të parodontopatisë (sëmundjet e indeve që mbështesin dhëmbin) është vërtetuar dhe dëshmuar me efekte pozitive nga zbatimi i tij si në indet e buta ashtu edhe në ato të forta. Përfitimet nga ky trajnim janë:
- Më pak gjakderdhje gjatë procedurës;
- Dekontaminim i vendit kirurgjik;
- Laseri është baktericid (nuk ka antibiotiк të domosdoshëm pas operacionit);
- Rezultat i përshtatshëm post-operativ;
- Më pak fryrje dhe dhimbje më të vogël (studimet tregojnë se kjo pjesërisht mund të jetë për shkak të mbylljes të enëve më të vogla të gjakut, enëve limfatike dhe përfundime të ekspozuara nervore);
- pastrim më efikas të eshtrës;
- kohëzgjatje më e shkurtër e procedurës kirurgjike;
- nuk ka vibrime të mjeteve të rotacionet;
- rehatia e pacientit;
Er: YAG laseri lë sipërfaqe eshtrore që është apsolutisht e pastër, me çrast zvogëlohet mundësia për infektim dytësor.