fbpx

SISTEMI I TRAJNIMIT PËR KUJDESIN GJITHËPËRFSHIRËS DENTAR

Në këtë metodë, trajnimi klinik përfshin të gjithë disiplinat specialiste për stomatologji në kujdesin e vetëm të integruar stomatologjik. Praktika është nën mbikëqyrje të mentorit klinik.
Në këtë mënyrë, stomatologu mbetet i fokusuar jo vetëm në trajtimin specifik për atë specialitet, por edhe në kujdesin për nevojat e përgjithshme për trajtimin e pacientit.
Kështu, shkathtësitë, kompetencat dhe aftësitë e mjekëve të medicinës dentare (MMD) gjithnjë e më shumë përsosen gjatë qasjes individuale të trajtimit.
Në të njëjtën kohë pacientët marrin kujdes më të koordinuar se sa ajo që është në klinikat tradicionale të specializuara.
Ky kujdes i integruar për pacientët është bërë parim udhëheqës i stomatologjisë moderne me shmangien dhe uljen e qasjes të deritashme në kujdesin për pacientët.
Klasifikimi ose kategorizimi i nivelit të komplikueshmërisë të trajtimit që i referohet pacientëve, e bën mentori klinik me përvojë dhe ekspertizë për praktikë të përgjithshme stomatologjike, që është udhërrëfyes i drejtëpërdrejtë që i jepet praktikantit, gjatë sigurimit të trajtimit të përgjithshëm.

Pse nevojitet një gjë e tillë?

Qasja e deritashme arsimore e mjekëve të mjekësisë dentare bazohet në përfitimin e njohurive dhe aftësive në departamentet specialistike. Kjo, më shpesh çon në mungesë të gjykimit klinik dhe pjekurisë të stomatologëve pas diplomimit.

Me trajnimin klinik dhe programin arsimor për kujdesin gjithëpërfshirës dentar (KGJD), stomatologët do të jenë të përgatitur dhe të aftë që në mënyrë më të mirë dhe më të sukseshme të praktikojnë stomatologjinë e përgjithshme, duke siguruar shërbimet stomatologjike të mbrojtjes primare shëndetësore, që edhe pritet prej tyre.

Kompetencat dhe qëllimet e programit të kësaj lënde

Pas përfundimit të këtij planprogrami mësimor, klinicisti do të përfitojë njohuri dhe trajnim për trajtimet rutinore të cilat lidhen me specialitetin e caktuar dhe atë nga parodontologjia, stomatologjia restaurative, endodoncia, kirurgjia orale dhe implantologjia, ortodoncia, gnatologji dhe protetika.

Në këtë mënyrë do të apsolvohet baza stabile për miratimin e aftësive të avancuara në praktikën e përgjithshme stomatologjike.

KONKURSI për ciklin PRANVEROR DHE VEROR

ETERNA beson në vlerën e mësimit të vazhdueshëm dhe përfitimin e aftësive praktike të punës, me qëllim të përfitimit të njohurisë profesionale, që të përmirësohet punësimi dhe të ndihmohet kalimi drejtë punësimit të rregullt. Duke patur parasysh këtë filozofi, ETERNA ka krijuar programin dymbëdhjetëjavor për punë praktike që ofron përvoja reale, njohuri dhe aftësi në të gjithë disiplinat stomatologjike, administratë dhe shumë aspekte të ndryshme të punës të përditshme klinike.

Gjatë 12 muajve, praktikantët tonë do të kenë mundësi të përfitojnë:

  • Aftësi të vërteta profesionale për apsolvimin e procedurave klinike në të gjithë fushat e stomatologjisë
  • Njohuri konkurruese nga ekspertët profesional të stomatologjisë
  • Shfrytëzim të pajisjeve dhe materialeve më bashkëkohore në stomatologji
  • Mbajtje administrative dhe financiare të ordinancës për stomatologji të përgjithshme
  • Përmirësim të njohurive individuale, aftësive praktike, besushmëri dhe përfitim
  • Mundësi për punësim.

 

Për një qasje të tërësishme dhe gjithëpërfshirëse në formimin e kompetencave dalëse të mjekëve të stomatologjisë, rekomandojmë trajntim të integruar modular i cili do të realizohet paralelisht me punën praktike. Trajnimi përfshin pakon e prezantimeve teorike dhe orët mentorike të planifikuara në mënyrë të shkëlqyer për çdo fushë stomatologjike.

Na dërgoni CV tuaj me shënimin “Praktikë dhe edukim”, në EMAIL adresën eternitas@eternadent.com.mk më poshtë:

  • Jeni stomatolog i diplomuar
  • Nuk jeni në marrëdhënie të punës dhe nuk keni përvojë të punës
  • Kuptoni, lexoni dhe flisni shkëlqyeshëm gjuhën angleze
  • Keni dëshirë për përsosje të vazhdueshme përmes punës në ekip
  • Keni nivel të lartë të përgjegjësisë dhe tendencës për përfundimin e detyrimeve
  • Nuk jeni më të vjetër se 34 vjetë

 

02 3091 470 / 078 30 91 47

PARAQITUNI MË SË VONI DERI NË DATË 01.03.2022/01.10.2022 për ciklin përkatës.

Cikli pranveror (Маrs-Мај)

Cikli vjeshtor (tetor-dhjetor)

*** Tarifa e regjistrimit është 1950 euro për 3 muaj

Përfshin trajnim përmes kurseve të akredituara dhe ushtrimeve në kushtet klinike të modeleve dhe pacientëve në periudhë prej 3 muajsh.

Onlajn paraqitje

    Si keni dëgjuar për ne

    Ngarkoni CV tuaj (me fotografi)

    Chat With Us
    Viber/WhatsApp
    WhatsApp
    Viber