Diagnostika digjitale RTG
Kontrolli stomatologjik, analiza dhe plani i terapisë nuk janë të kompletuara dhe të mbështetura, pa përdorimin e DIAGNOSTIKËS DIGJITALE RENTGEN.
Në ETERNAdent ne shfrytëzojmë këto aparate rentgen:
- Senzor intraoral për inçizime të vogla rtg
- Rentgen panorama – për diagnostifikimin dhe për ndryshimet e ndryshme patologjike të dhëmbëve, eshtrave të nofullës dhe zbrazëtirave të eshtrave të fytyrës. Rentgenografia digjitale, si teknologji e lartë që përshpejton trajtimin dhe kontribuon për diagnozë më të mirë dhe më efikase dhe është jashtëzakonshëm gjatë kontrollit të parë të pacientit; gjatë planifikimit protetik, ortodontik dhe kirurgjik; diagnostifikimi i kariesit; granulomet e diagnostifikuara, cista, ndezje difuze, fokuse, osteomielitit, dhëmb gjysëm të impaktuara dhe të impaktuara; deformiteti i nofullave, kontrolli i kompletuar i TMZ;
- 3D CBCT – tomografia kompjuterik me analiza dhe planifikim të thellë
Këto aparate bashkëkohore mundësojnë fotografi të cilësisë të lartë me teknikën e kombinimit dhe procesimin e inçizimeve, dhe të gjithë janë të lidhura me një program kompjuterik ku të gjithë inçizimet tuaja gjenerohen dhe ruhen. Në këtë mënyrë lehtësohet edhe qasja e stomatologut nga çdo vend i punës në klinikë, gjatë këqyrjes në kartonin tuaj, ndjekje dhe menaxhim të gjithë intervenimeve të bëra te ne.
Aparatura moderne është pjesë e pandarë e stomatologjisë bashkëkohore.
Ajo mbetet një ndër prioritetet tona.