fbpx

ORTODONCIA

Qëllimi i trajtimit ortodontik në ETERNA, që nënkupton përdorim të protezave, fiksatorëve dhe hapësirës dhe alajnerëve-përshtatësve, është që të rregullojë dhe të rradhis dhëmbët. Trajtimi më shpesh fillon në vitet para dhe gjatë adoleshencës, por edhe personave të rritur mund t’u duhet trajtim ortodontik. Trajtimi mund të asociojë në proces të vështirë dhe të gjatë që zgjat disa muaj apo disa vite, por megjithatë do i zgjidh problemet e rëndësishme.
Me siguri do të jeni krenarë për buzëqeshjen tuaj kur dhëmbët do të jenë të rregulluar dhe të rradhitur në mënyrë të barabartë. Krenaria me pamjen tuaj do ju krijojë vetëbesim më të madh dhe do ju nxisë që të provoni gjëra të reja. Kjo mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për adoleshentët. Krahas asaj, njerëzit shpesh gjykojnë në bazë të përshtypjeve të para. Buzëqeshja që tregon dhëmb të rregulluar dhe të rradhitur në mënyrë të bukur është më tërheqëse dhe shumë e rëndësishme sepse mundëson shëndet më të mirë dhe më të lehtë oral.
Ofrojmë: aparate mobile, proteza fikse me briketa të titaniumit dhe qeramikës (estetike), të vendosura para ose pas dhëmbëve (të padukshme) dhe sistem të protezave Invisalign (përshtatësve të padukshëm) të cilët përbëhen nga një seri e mbrojtësve të përpunuar me dorë të plastikës transparente.