Inlei dhe onlei nga porcelani
Inlei dhe onlei nga porcelani janë alternativë shumë estetike–mbushje të bardha. Ata kanë rezistencë shumë të lartë ndaj presionit dhe janë zgjidhje e shkëlqyer për mbushje të mëdha anësore. Inlei dhe onlei restaurojnë dëmtime të mëdha të supstancës të fortë të dhëmbëve sidomos në zonën anësore ku presioni nga përtypja është mjaftë i madh. Për dallim nga kurorat, për inletë nuk nevojitet kruarje shtesë e dhëmbit që të vendosen, por vetëm largohet pjesa e dëmtuar.
Ata përgatiten nga porcelani, që është material i njëjtë që shfrytëzohet me përpunimin e urave dhe kurorave, kurse ngjyra u përshtatet me ngjyrën natyrore të dhëmbëve tuaj dhe duken si ato. Dallimi më i madh ndërmjet mbushjeve klasike të bardha dhe inleve/onleve është se për të dytat nevojitet procesi special kompjuterik i prodhimit në teknikën e dhëmbëve i cili i jep rezistencë të jashtëzakonshme presionit mbi kafshimin dhe qëndrueshmërinë, duke arritur në ndërkohë efekt të lartë estetik.