fbpx

Vendosja e kurorave dhe urave

KURORAT shfrytëzohen për mbulimin e tërësishëm të dhëmbit të dëmtuar. Krahas përforcimit të dhëmbëve të dëmtuar, kurorat mund të shfrytëzohen me qëllim që të përmirësohet pamja, forma ose madhësia e dhëmbëve. Kurorat, gjithashtu mund të vendosen mbi implantin, që të sigurohet forma e dhëmbit dhe funksioni në të ardhmen. Kurorat prej porcelani apo qeramike mund të imitojnë në mënyrë ideale ngjyrën e dhëmbëve tuaj natyral.

Kurora prej porcelani mbi skeletin metalik shpesh shfrytëzohet për shkak se ka forcë dhe vepron në mënyrë estetike. Për estetikë më të madhe të buzëqeshjes ne zakonisht rekomandojmë kurorat e e prodhuara tërësisht nga porcelani, të cilat cilat prej më afër tregojnë pamjen e dhëmbëve tuaj natyral.
Stomatologu juaj në ETERNAdent mund të rekomandojë prodhimin e kurorës nëse:

  • Nevojitet që të zëvendësohen produktet me mbushje më të mëdha (mbushje të mëdha)
  • Të mbrohen dhëmbët e dobët nga fraktura
  • Nëse tashmë ekziston frakturë e dhëmbit
    Mungojnë dhëmbët, dhe të tjerët lidhen me urë
  • Me implant dentar
  • Mbrojtje sipas trajtimit të kanaleve të rrënjëve

Urat shpeshherë shfrytëzohen për të zëvendësuar një apo më shumë dhëmbë që mungojnë. Konstruktisonet e dhëmbëve fiksohen për dhëmbët natyral apo implantet dhe plotësojnë hapësirën e zbrazët ndërmjet tyre. Këto dhëmbë dhe/ose implamnte shënohen si abatmente apo mbajtës të konstruksionit të urës dhe shërbejnë si spirancë për urën. Kurse dhëmbët të cilët mungojnë zëvendësohen si produkte artificiale të cilat ngjajnë me dhëmbin e humbur, dhe kjo pjesë quhet “trup” i urës. Ashtu si edhe te kurorat, mund të zgjidhen materiale nga të cilat do të ndërtohet ura. Stomatologu juaj në ETERNAdent mund t’ju ndihmojë që të vendosni se cilin llojë të kurorës/urës do të zgjidhni, duke marrë parasysh lokacionin e dhëmbit/ëve të humbur, funksionin e tij, nevojat estetike dhe çmimin. Urat prej porcelani mund të jenë të njëjtat me ngjyrën e dhëmbëve natyral.

Para se të mund të bëhet kurora apo ura e planifikuar, dhëmbi/dhëmbët duhet të preparohen (zvogëlohen në madhësi), ashtuqë kurora apo ura përshtaten në mënyrën e duhur në hapësirën e dhëmbit. Pas zvogëlimit të dhëmbit/ëve, stomatologu i Juaj do të marrë gjurmët e gjendjes të re të dhëmbëve që të sigurojë negativin e saktë mbi të cilin do të prodhohet kurora respektivisht ura. Në llojet më të reja të porcelanit, mund të zgjedhim nuancën e saktë të ngjyrës të dëshiruar, madje edhe kombinim të më shumë ngjyrave dhe për këtë do ju ndihmojë stomatologu juaj.
Në bazë të këtyre gjurmëve, në laboratorinë dentare prodhohet kurora/ura juaj. Kurora apo ura e përkohshme vendoset mbi dhëmbët e preparuar (zvogëluar) të cilat përgatiten për konstruktim fiks, me çrast të njëjtët do të mbrohen, kurse Ju në periudhën derisa prodhohen kurorat/urat përfundimtare do të mund të hani pa problem, të kafshoni dhe të qeshni. Kur do të prodhohet kurora/ura definitive, kurora/ura e përkohshme largohet, dhe kurora/ura e re cimentohet mbi dhëmbët tuaj të përgatitur.

Është e vështirë të përcaktohet se sa gjatë do të zgjasin kurorat. Faktorët e jetëgjatësisë përfshijnë:

  • Materialin (kurorën prej porcelani mbi skeletin metalik, porcelanin e shkrirë ndaj bazës jometalike dhe kurorë tërësisht nga porcelani)
  • Lokacioni (dhëmbi përpara kundrejt dhëmbit të zonës anësore)
  • Sa prej supstancës të dhëmbit ka mbetur pas zvogëlimit për kurorë
  • Forcat okluzale
  • Zakonet higjienike

Që të vazhdoni kohëzgjatjen e kurorës/urës tuaj, këshilloni me stomatologun tuaj nga ETERNAdent, i cili do Ju udhëzojë se si të kujdeseni me të vërtetë për ato.

Shërbimet protetike

Kurorat dhe urat
Kurorat janë mbulesa të cilat shfrytëzohen për mbulimin e tërësishëm të dhëmbit të dëmtuar.
Дознај повеќе
Facetat
Facetat janë shumë të holla, lëvozhga prej porcelani të cilat vendosen në anën e përparme të dhëmbëve.
Дознај повеќе
Protezat
Protezat janë zgjidhje protetike kur mungojnë të gjithë ose pjesërisht të gjithë dhëmbët në zgavrën e gojës.
Дознај повеќе
Vlerësimi dhe terapia e bruksizmit
Bruksizmi është praktikë orale në të cilën ju shtrëngoni, kruani dhe bluani dhëmbët.
Дознај повеќе
Chat With Us
Viber/WhatsApp
WhatsApp
Viber