Vlerësimi dhe terapia e bruksizmit
Bruksizmi është gjendja në të cilën ju shtrëgoni, kruani dhe bluani dhëmbët. Mund të jetë gjatë gjumit apo në endërr.
Edhe krahas asaj që gërhitja mund të ndodh në çdo kohë të ditës, megjithatë pjesa më e madhe e njerëzve gërhasim derisa flejnë. Ju ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm për këtë. Arsyeja nuk është e qartë, por më shpesh është pasojë e stresit.
Më shpesh si pasojë të shtrëngimit të pavetëdijshëm gjatë natës dhe gërhitjes me dhëmbët paraqiten këto dukuri të dëmshme:
- Smalti i thyer i dhëmbëve
- Sipërfaqet e dhëmbëve të lëpira, të konsumuara të dhëmbëve
- Dhëmbët që lëvizin lirë,
- Dhëmbët e thyer,
- Dëmtimi i indeve mbështetës rreth dhëmbëve,
- Dëmtimi dhe dhimbjet në nyjen e nofullës
Nëse nuk ndërmerret asgjë kundër këtij zakoni të dëmshëm, të quajtur bruksizëm, mund të vijë deri te problemi me muskujt e nofullës dhe nyjet e nofullës, madje edhe deri në humbjen e disa dhëmbëve.
Simptomat më të shpeshta si pasojë e bruksizmit jo të trajtuar janë:
- Dhimbja dhe presioni mbi nyjen, sidomos në mëngjes pasi të zgjohet si dhe gjatë periudhës të stresit,
- Ndjeshmëria e dhëmbëve,
- Dridhje të dhëmbëve,
- Dhimbje në veshe,
- Dhimbje të madhe të kokës
- Dhimbje në qafë,
- Kërcitje në nyje
Stomatologu juaj do të kontrollojë të gjithë gojën dhe do ju shtrojë disa pyetje, dhe mund të duhet që të bëhen edhe disa inçizime rentgen. E gjithë kjo me qëllim që të vërtetohet nëse me të vërtetë i kërcisni dhëmbët. Ky kontroll mund të sjellë në përgjigje që ka krijuar shprëhitë tuaja për shtrëngimin e dhëmbëve.
Në varësi të arsyes, stomatologu juaj mund të rekomandojë një nga këto qasje terapeutike:
Rojet e natës
Prodhohen nga një lloj i materialit të plastikës në mënyrë individuale për çdo pacient dhe përshtaten në mënyrë të përsosur me dhëmbët tuaj. Roja e natës do ju ndihmojë që të mbroni dhëmbët tuaj nga lëndimet si pasojë e kërcitjes. Stomatologu juaj do ju jap udhëzime si të përdorni në mënyrën e duhur dhe të kujdeseni për higjienën tuaj.
Korrigjimi I kafshimit
Ndonjëherë ndodh që dhëmbët e sipërm në mënyrë jo të njëjtë të godasin dhëmbët e poshtëm. Në atë rast me vetë korrigjimin e kafshimit do të largohet edhe arsyeja për shtrëngim.
Reduktimi I stresit
Reduktimi i stresit mund të zvogëlojë kërcitjen përmes relaksimit të muskujve të nofullës. Stomatologu juaj do ju propozojë disa mënyra për zvogëlimin e stresit.
Në këto raste ka mundësi që mjeku t’ju rekomandojë ilaçe për relaksimin e muskulaturës të cilat do të zvogëlojnë shtrëngimin e nofullës, dhe me këtë edhe kërcitjen e dhëmbëve.
Largimi I dëmeve të shkaktuara nga bruksizmi
Kurorat, urat dhe dhëmbët natyral përballen me dëme si pasojë nga kërcitja. Bisedoni me stomatologun tuaj për trajtimin e mundshëm.