Zbardhja e dhëmbëve
Zbardhja e dhëmbëve nuk është vetëm trend, por edhe nevojë për një pamje të shëndetshme të buzëqeshjes. Dhëmbët e bardhë dhe me shkëlqim asociojnë në dhëmb të shëndetshëm. Nëse dëshironi nuancë më të bardhë për dhëmbët tuaja natyrore duhet të bëni një analizë të mirë me stomatologun tuaj për atë se cila është arsyeja për ngjyrën e tyre të errët. Arsyet më të shpesha për dhëmbë më të errët (të verdhë/gri) janë këto:
- Ngjyrë natyrore më e errët e dhëmbëve. Njësoj si ngjyra e flokëve, sytë dhe dhëmbët kanë ngjyrën e tyre natyrore, që te disa njerëz është më e errët.
- Higjiena më përkatëse, shtresat e ngjyrosura nga cigaret apo vera e errët etj. Në këto raste së pari ne largojmë shtresat e dhëmbëve dhe nëse pacienti nuk është i kënaqur as nga ngjyra natyrore e dhëmbëve – kalojmë në zbardhje.
- Mosha – me kalimin e viteve ngjyra e dhëmbëve bëhet në mënyrë më natyrale më e errët
- Ilaçet – disa ilaçe, si antibiotiku Tetraciklin deri në vitet e 70-ta gjërësisht ishte zbatuar edhe në moshën e fëmijëve, derisa nuk dëshmohet se bën ngjyrime të përhershme në dhëmbët e përhershëm të cilët në atë fazë janë në fillimet e eshtrës. E gjithë gjenerata që ka pranuar llojin e tillë të antibiotikëve ka njolla specifike të cilat i quajmë “dhëmbë tetraciklin”.
Në dy dekadat e fundit, Këshilli për çështje shkencore i Shoqatës dentare amerikae ka ndjekur zhvillimin e rritjes të numrit të preparateve për zbardhjen e dhëmbëve. Ashtu si rritej tregu i këtyre produkteve.
Shoqata ka përkufizuar preparatet e ndryshme në dy grupet më të mëdha:
– Preparatet të cilat ndihmojnë që të kthehet ngjyra natyrore e dhëmbit, përmes zbardhjes të njollave nga ushqimi, cigaret dhe pijet
– Preparate të cilat ndihmojnë në zbardhjen e supstancës natyrore të dhëmbit
Preparatet joprofesionale mund të gjenden në farmacitë dhe supermarketet dhe rekomandohet që të konsultohet stomatologu para zbatimit të çfarëdo produkti. Zakonisht mjetet e sigurta për zbardhje kanë vulën për miratim nga Shoqata dentare amerikane apo nga FDI (Shoqata botërore dentare).
Karbamid peroksidi i cili zbatohet në shumë mjete për pastrim, ndahet në hidrogjen peroksid dhe urea, kur peroksidi i hidrogjenit është supstancë aktive. Me këto mjete mund të arrihet rezultat shumë i mirë, por është shumë e rëndësishme të ndiqen rreptësisht udhëzimet dhe është më mirë që zbardhja të bëhet në konsultim me stomatologun. Në treg krahas mjeteve efikase, ekzistojnë edhe agjentë shumë agresiv për zbardhje të cilët shumë shpesh mund të shkaktojnë edhe dëm më të madh! Problemi kryesor në këtë lloj të preparateve është përdorimi i pakontrolluar, përqindrimi i pakontrolluar i gjelit për zbardhje, përdorimi pa mbikëqyrje (a shfrytëzohet siç duhet? A është ai rast për zbardhje?). Për këto arsye ndiqen me ndjeshmëri të madhe në të ftohtë dhe në të ngrohtë, dëmtimet e indit të butë dhe të ngjajshme të cilat më shpesh janë të karakterit kalimtar. Dëmtimet e indit më shpesh paraqiten për shkak të lugës që nuk është adaptuar në mënyrën e duhur për zbardhje e cila në këto preparate nuk përgatitet në mënyrë individuale për çdo pacient.
Zbardhja profesionale bëhet nën mbikëqyrje të stomatologut dhe kryesisht bazohet në karbamid peroksid ose peroksid me hidrogjen. Mund të realizohet në kushte të ordinancës dhe të jap rezultate të shpejta (zbardhje deri në 9 nuanca në një vizitë) dhe njihet me emrin e njohur zbardhje in office apo zbardhje në ordinancë. Procedura në ETERNAdent zgjar reth një orë e gjysëm. Ky është një sistem që garanton SIGURI, REZULTAT TË SHPEJTË DHE ZERO NDJESHMËRI !
Lloji tjetër i zbardhjes profesionale është zbardhja në shtëpi. Për këtë teknike shfrytëzohen lugë që janë prodhuar në mënyrë speciale për zbardhje individuale për çdo pacient dhe gjel profesional për zbardhje të cilët janë me përqëndrim më të vogël nga ato që shfrytëzojmë për zbardhje në ordinancë. Që të arrijmë efekt më të vërtetë më të bardhë me këtë sistem kërkohet pak më shumë këmbëngulje dhe zbatim të këtij sistemi disa herë me rradhë.
ÇFARË DUHET TË KENI PARASYSH PARA SE TË VENDOSNI PËR ZBARDHJEN E DHËMBËVE?Ende NUK EKZISTON zbardhja e përhershme e dhëmbëve. Nëse dëshironi që të mirëmbani nuancën e bardhë të dhëmbëve tuaj – duhet që zbardhjen ta përsërisni në 2-3 muaj në kushte të shtëpisë. Zbardhja në ordinancë nuk rekomandohet që të përsëritet më shpesh se një herë në vjet.
- Nëse keni kurorë në pjesën e përparme apo ndonjë mbushje më të madhe, ajo nuk do të zbardhet bashkë me dhëmbët. Në këtë rast ajo duhet të zëvendësohet me kurorë/ mbushje të re e cila do të përputhet me nuacën e re të dhëmbëve tuaj. Në këtë rast duhet të dini se me kthimin në ngjyrën tuaj të bardhë, kurora do të mbes sërish më me shkëlqim, ashtuqë mirëmbajtja në shtëpi e nuancës të bardhë është e domosdoshme. Nëse keni dhëmbë tërësisht natyral në pjesën e përparme, mirëmbajtja e ngjyrës nuk është e domosdoshme që të bëhet aq shpesh sepse dhëmbët nuk do të ndahen sipas ngjyrës njëri nga tjetri.
- Njerëzit të cilët kanë erozione, plasarijte më të vogla dhe më të mëdha të dhëmbëve, mbushjet e “lëshuara” shpesh vuajnë nga dhimbja pas zbardhjes! Në këtë rast është i detyrueshëm konsultimi me stomatolog të licensuar para fillimit të zbardhjes.
- Zbardhja është procedurë kozmetike dhe vjen parasysh kur mishërat janë sanuar tërësisht, kurse pacienti ka përvetësuar një teknike të duhur dhe efikase për higjienë orale.
PËRFUNDIMI: Shoqata dentare amerikane këshillon para çfarëdo përdorimi të produktit për zbardhjen e dhëmbëve të konsultoheni me stomatologun tuaj. Kjo është veçanërisht e rëndësishme te njerëzit të cilët kanë mbushje të mëdha, kurora dhe njolla shumë të errëta. Kontrolli i tërësishëm, i realizuar nga stomatologu i licensuar, është i domosdoshëm që të përcaktohet nëse është realizuar zbardhja dhe trajtimi i duhur për një pacient. Stomatologu dhe pacienti bashkë do të përcaktojnë trajtimin më të duhur, dhe pastaj stomatologu mund të mbikëqyr procesin dhe të këshillojë për përdorimin e mjeteve për zbardhje në kontekst të një plani gjithëpërfshirës dhe përkatës të rradhitjes të terapisë.