STOMATOLOGJIA RESTORATIVE
Materiet moderne stomatologjike në kombinim me njohuritë dhe shkathtësitë e ekipit tonë, na mundësojmë të krijojmë buzëqeshje të shkëlqyer me ndërrim të thjeshtë të mbushjeve të vjetra me të reja. Në ETERNAdent shfrytëzojmë gjeneratat e fundit të materialeve restorative të cilat në të njëjtën kohë na garantojnë estetikë të lartë, transparencë, pamje natyrore dhe qëndrueshmëri në presion dhe rezistencë të madhe pa lëshim të karakteristikave mekanike të materialit.
INLEI DHE ONLEI NGA PORCELANI
Inlei dhe onlei nga porcelani janë alternativë shumë estetike–mbushje të bardha. Ata kanë rezistencë shumë të lartë ndaj presionit dhe janë zgjidhje e shkëlqyer për mbushje të mëdha anësore. Inlei dhe onlei restaurojnë dëmtime të mëdha të supstancës të fortë të dhëmbëve sidomos në zonën anësore ku presioni nga përtypja është mjaftë i madh. Për dallim nga kurorat, për inlei nuk nevojitet kruarje shtesë e dhëmbit që të vendosen, por vetëm largohet pjesa e dëmtuar.
Ata përgatiten nga porcelani, që është material i njëjtë që shfrytëzohet me përpunimin e urave dhe kurorave, kurse ngjyra u përshtatet me ngjyrën natyrore të dhëmbëve tuaj dhe duken si ato. Dallimi më i madh ndërmjet mbushjeve klasike dhe inlei/onlei është se për të dytat nevojitet proces special kompjuterik i përpunimit në teknikën e dhëmbit i cili u jep rezistencë të jashtëzakonshme të presionit gjatë përtypjes dhe qëndrueshmëri, duke arritur në ndërkohë efekt të lartë estetik.
MBUSHJET E PËRBËRA (KOMPOZITE)
Gjeneratat e reja të mbushjeve të përbëra kanë stabilitet të shkëlqyer të kontraksionot, lidhje të fuqishme me dhëmbin dhe spektër të gjërë të ngjyrave, që paraqet mungesë të madhe te të mëparshmet.
Shërimi i dhëmbëve me karies ka përjetuar revolucion pasiqë janë zbuluar mbushje përbërëse të cilat në popull janë të njohura si “mbushje të bardha”. Nga paraqitaja e tyre në treg deri sot janë zhvilluar shumë gjenerata të materialeve kompozite respektivisht përbërëse. Çdo gjeneratë e re përmirëson karakteristikat e tyre, me çrast në fakt rritet “afati i kohëzgjatjes” të mbushjes. Praktikisht kjo do të thotë se jo çdo “mbushje e bardhë” automatikisht është e mirë, por mbushjet e reja nanokompozite janë dëshmuar se zgjidhje e shkëlqyer afatgjate.
Përmirësimi i stabilitetit termik i mbushjeve është karakteristikë kryesore, që i mundëson këtij materiali që të përballojë dallimet e temperaturave të cilat paraqiten në gojë gjatë ushqyerjes. Ata përsëriten disa here gjatë ditës, dhe janë në kufi nga minus pesë deri në 55 shkallë Celsius, që është amplitudë e madhe termike.
Gjatë këtyre cikleve mbushjet e përbëra shtrëngohen dhe lirohen (kontrahoen dhe zgjerohen). Kjo shkakton mikrolëvizje të cilat me kalimin e kohës sjellin deri te plasja e lidhjes ndërmjet mbushjes dhe dhëmbit. Gjithashtu i rëndësishëm është stabiliteti gjatë polimerizimit respektivisht përforcimit të mbushjeve me ngjyrë halogjene, me çrast kompozitat gjithashtu kontrahohen. Gjeneratat e reja të “mbushjeve të bardha” kanë stabilitet të shkëlqyer në kontraksion, që ishte një mangësi e madhe në gjeneratat e mëparshme.
Karakteristikë tjetër e rëndësishme e mbushjeve të përbëra është përdorimi i ngjitëses cilësore, për lidhje të qëndrueshme (afatgjate) të mbushjeve për dhëmbi. – Prej tij varet shumë qëndrueshmëria e mbushjes, respektivisht nëse skajet e saj do të errësohen dhe kështu do të shqitet dhe do të bie apo do të qëndrojë për një kohë të gjatë pa ndryshime, e ngjtur fuqishëm me dhëmbin.
Momenti estetik është shumë i rëndësishëm – prandaj duhet të punohet me sisteme kompozite respektivisht të gjëra të cilat ofrojnë spektër më të gjërë të ngjyrave për të kënaqur estetikën.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur vedosni për kariesin e dhëmbëve të përparme dhe atyre që duken gjatë buzëqeshjes, aq edhe më shumë kur bëhet fjalë për dhëmbë me nuanca të errëta apo të rralla të ngjyrave.
Rekomandohet që pas pesë vjetësh, që nga shenjat e para të lëshimit, mbushjet të zëvendësohen me të reja. Nëse të paktën një sipërfaqe kontaktet ndërmjet mbushjes dhe dhëmbit është errësuar, apo është thyer ndonjë copë e mbushjes apo nga dhëmbi, pavarësisht simptomave, mbushja e vjetër duhet të zëvendësohet me të re. Gjithmonë, kur në cilëndo mënyrë të identifikimit të kariesit (kimik, RTG, laserik etj.) i njëjti do të detektohet ndërmjet mbushjes dhe dhëmbit, më mirë është që ajo mbushje të ndërrohet menjëherë.
Asnjëherë nuk duhet të pritet që mbushja të bie sepse deri atëherë, në mikroplasaritjen e shkaktuar ndërmjet dhëmbit dhe mbushjes paraqitet kariesi, I cili në mënyrë progresive shkatërron pjesën e mbetur të dhëmbit dhe të bëjë makro plasaritje. Kjo e dobëson murin e dhëmbit dhe ai mund të thyhet lehtë.
– Rrezik tjetër është mundësia që të sëmuren indet më të thella të dhëmbëve, për shembull pulpa – “nervi”që mund të jap defekte dhe infektime të mëdha në eshtër rreth rrënjës të dhëmbit. Ndërkohë mundet, por jo patjetër të paraqiten dhimbje të forta. Përballja me gjendjet e tilla kërkon intervenime më të mëdha dhe më të shtrenjta terapeutike. Ndonjëherë, për fat të keq, zgjidhja e vetme është nxjerrja e dhëmbit.
Dhëmbi i pastër nuk mund të sëmuret
Që të parandalohen sëmundjet e dhëmbëve duhet të bëhet kontroll i rregullt i dhëmbëve të paktën njëherë në vjet. Ndërkohë pacienti merr pasqyrë të detajuar dhe higjienë profesionale orale – pastrim të tërësishëm të dhëmbëve. Në këtë vizitë bëhen edhe rekomandime për atë se çfarë duhet të shërohet apo riparohet.
– Në ndërkohë rregulla e artë: dhëmbi i pastër nuk mund të sëmuret as nga kariesi as nga parodontopatija, dhe për këtë nevojiten vetëm udhëzime të drejta profesionale