PROF. D-R ANA MINOVSKA
mjek specialist periodontist
Na njihni!
Që të mundësojë shërbim me organizim dhe profesionalizëm të lartë ekipi i ETERNAdent funksionon si një njësi, e përbërë nga mjekët e stomatologjisë, të cilët në mënyrë aktive përsosen në fushat e estetikës dentare, parodontologjisë dhe implantologjisë, kemi specialist konsulent nga fushat e ndryshme të stomatologjisë, si dhe ofrojmë ndihmë e gjithanshme nga asistentët tonë, administratorët dhe menaxherët, të udhëhequr nga prof. d-r Ana Minovska, pronare e Qendrës për shëndetin dentar ETERNA.
Jemi të njohur për marrëdhëniet miqësore, kujdesin gjithëpërfshirës për pacientët tonë, dashamirësinë dhe profesionalizmin.
Dhëmbët e shëndetshëm dhe të bukur do të thonë mirëqënie dhe cilësi të jetës, kurse koncepti ynë është DHËMBË TË SHËNDETSHËM PËR TË GJITHË JETËN.
Çdo pacient është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe me problematikën e tij individuale. Prandaj ndajmë kohë të mjaftueshme për zbulimin e problemeve dhe dëshirave të pacientëve tonë. Pas identifikimit profesional të gjendjes të gjetur, ne ofrojmë zgjidhjet përkatëse, por edhe kufirin nga i cili nuk ka kompromise.
Qëllimi ynë është që pacientin e ri ta sjellim në gjendje të shëndetsheme, të trajnojmë se si të mirëmbajë në mënyrë të duhur atë gjendje, që më pas në kontrolla të rregullta, sipas protokollit përkatës të zbulohen dhe largohen edhe problemet më të vogla të cilat mund të paraqiten ndërkohë.
Kjo kërkon cilësi pa kompromis në pajisje, ekip dhe shërbim, kurse ETERNAdent ofron resurse bashkëkohore konceptuale, teknologjike-teknike për shërbim me organizim dhe profesionalizëm të lartë dhe ekip të shkëlqyer.