STOMATOLOGJIA LASERIKE
Përdorimi i teknologjisë më të re laserike mundëson metoda shumë inovative të shërimit në stomatologji. Laserët mund të përdoren në mënyrë efikase për sëmundje të ndryshme duke përfshirë trajtimin e kanaleve rrënjësore, si dhe problemin me parodontin, zbardhjen e dhëmbëve dhe trajtimin e dhëmbëve të ndjeshme.
Ndriçimi laserik mund largojë në mënyrë shumë precize kariesin, pa zërin e njohur dhe vibrime të instrumenteve standarde me rotacion. Për më shumë njerëz, ky trajtim është pothuajse pa dhimbje.

Dhëmbët shumë të ndjeshëm reagojnë në të ftohtë dhe të ngrohtë, të krypur dhe të tharrët. Arsyeja e shpeshtë për këtë është qafa e zhveshur e dhëmbit, kurorat e këqija ose shtresa shumë e hollë e smaltit, ashtuqë nxitësit lehtësisht arrijnë në nerva dhe shkaktojnë dhimbje.

Indi i butë mund të largohet me laser pothuajse pa aspak gjakderdhje, sepse laseri njëkohësisht mbyll vendet e prera. Atëherë, qepja e plagëve është shpesh e panevojshme, kurse veprimi antiinflamator i laserit njëkohësisht përshpejton shërimin

Frenulektomia është largimi i indit (dyfishim i mukozës).
Ekzistojnë disa frenulume për të cilat realizohen lloje të veçanta të frenulektomisë:
- Frenulektomia linguale (e gjuhës), si trajtim i ankiloglosisë,
- Frenulektomia labiale (e gjuhës) është shumë e shpeshtë te pacientët të cilët përgatiten për vendosje të protezës, me qëllim që të përfitohet sipërfaqe më e madhe për të shtruar protezat; ose te pacientët të cilët kanë indin të vendosur poshtë ose të trashur në pjesën e pjesës të sipërme të gojës dhe shkakton recesion të mishërave të dhëmbëve (zhveshjen e tyre) ose formon diastema ndërmjet dhëmbëve përpara të cilët janë prerës qëndror.

Disa pacientë qeshin me të ashtëquajturën buzeqeshje të lartë ose ”gummy smile”. Ndërkohë zbulojnë pjesë të madhe të mishrave të gojës dhe kështu e prish estetikën e buzëqeshjes. Problem shtesë është nëse vija e mishrave të dhëmbëve nuk është e barabartë ose josimetrike. Në këto raste në ETERNAdent shfrytëzojmë laserin Er:Yag ( Syneron lite touch) që mundëson që pa dhimbje të vendosin simetrinë e të ashtëquajturit estetikë rozë-të bardhë. Me shfrytëzimin e laserit në vend të bisturisë për këtë procedurë, më shpesh shmanget nevoja për anestezi dhe qepje. Laseri është mjet shumë i saktë me të cilin vetëm largohet mishi i tepërt. Procedura është e shpejtë dhe shërimi zgjat shumë më shkurtë pas rekonturimit klasik kirurgjik të mishërave të dhëmbëve.

Disa njerëz në mënyrë të natyrshme kanë më shumë melanin të akumuluar në mishërat e dhëmbëve dhe ata duken në formë të mavijosur më të errët. Te ato njerëz të cilët qeshin me zbulimin e mishërave (buzëqeshje e lartë) ajo duket mjaftë joestetike.
Laseri i fuqishëm Er:Yag na mundëson që të largojmë këtë pigment shpejtë dhe pa dhimbje vetëm me një vizitë.
