Implantologjia
Implanti është rrënja artificiale.
Nëse jeni të shqetësuar sepse ju mungon ndonjë dhëmb, nëse mbani proteza („nofull “) të cilat nuk janë të përshtatshme apo nuk keni dhëmb të mjaftueshëm që të vendosni një urë fikse, flisni me stomatologun tuaj për opsionin e implanteve.
Implamentet dentare janë mënyrë bashkëkohore dhe efikase që të mbushen dhëmbët të cilët mungojnë dhe janë të dizajnuar që të imitojnë dhëmbët e vërtetë. Ata janë zgjidhje e shkëlqyer afatgjate për restaturimin e buzëqeshjes tuaj. Në fakt zhvillimi dhe përdorimi i implanteve është një nga përfitimet më të mëdha në stomatologji në 40 vitet e fundit. Materialet nga të cilat prodhohen implantet kryesisht bazohen në titanium dhe janë tërësisht biokompatibile. Implantet në thelb janë spiranca/kunja të cilat vendosen në eshtër dhe paraqesin zëvendësim për rrënjën e dhëmbit.
Shumë pacientë janë bindur se implantet dentare janë të sigurta, stabile dhe zëvendësim për dhëmbët e tyre. Në përgjithësi ekzistojnë tre faza për vendosjen e implantit:
Nëse jeni të interesuar për implant, ide e mirë është të bisedoni me mjekun tuaj tërësisht për planin individual të terapisë për rastin tuaj. Nëse jeni në shëndet të mirë në përgjithësi, implantet janë opsion i shkëlqyer për kompensimin e dhëmbëve të humbur. Para se të caktoni për implant do të kaloni disa takime të planifikimit dhe vlerësimit të gjendjes me mjekun tuaj.
Sëmundjet kronike, si diabeti, leukemia, mund të pengojnë rritjen e suksesshme të implantit në eshtër. Duhanpirësit, gjithashtu nuk janë kandidat të mirë për implante. Përdorimi i duhanit ngadalëson rritjen e eshtrës rreth implantit.