fbpx

Shëndeti oral dhe higjiena dentare

Shëndeti oral është tregues kryesor për shëndetin e tërësishëm, mirëqënien dhe cilësinë e jetës. Përfshin disa sëmundje dhe gjendje të cilat përfshijnë kariesin e dhëmbit, sëmundjen parodontale, humbjen e dhëmbëve, kancerin oral, manifestimet orale të infektimit me HIV, trauma oro-dentare dhe efektet e lindura, siç janë çarja e gojës dhe mishërave të dhëmbëve. Sipas studimit të WHO nga viti 2017, vlerësohet se sëmundjet orale godasin 3,5 miliard njerëz në të gjithën botën. Sipas agjencisë ndërkombëtare për hulumtimin e kancerit, kanceri në gojë dhe zgavrën e gojës është ndër 15 llojet më të shpeshta të kancerit në botë, me thuajse 180.000 raste të vdekjeve çdo vit.
Shumica e sëmundjeve dhe gjendjeve orale përfshijnë edhe faktorë të modifikuar të rrezikut në sëmundjet udhëheqëse jongjitëse (sëmundje kardiovaskulare, kancer, sëmundje kronike respiratore dhe diabet). Këto faktorë të rrezikut përfshijnë përdorimin e duhanit, konsumin e alkoholit dhe ushqimin jo të shëndetshëm të pasur me sheqer. Ekziston një lidhje e dëshmuar ndërmjet shëndetit oral dhe të përgjithshëm. Është regjistruar se diabeti lidhet me zhvillimin dhe progresin e sëmundjeve parodontale. Krahas kësaj, ekziston lidhja shkak-pasojë ndërmjet konsumit të madh të sheqerit dhe diabetit, trashësisë dhe kariesit të dhëmbit.
Prandaj rekomandojmë kontrolla të rregullta me të cilat ju do të mirëmbani shëndetin tuaj oral dhe të përgjithshëm në kondicion të shkëlqyer.

Ata gjithmonë përfshijnë:

Krahas higjienës të rregulltë të gojës dhe dhëmbëve, ekzistojnë pjesë ndërmjet dhëmbëve të cilat nuk pastrohen në mënyrë aq efikase me furçë. Në ato vende në periudhë prej më shumë muajsh pllaka dentare mineralizohet, bëhet një shtresë e fortë që ka biofilm të bakterieve. Kjo shtresë e fortë, ndonjëherë e padukshme e dritës ditore, duhet të largohet me pastrimin profesional të dhëmbëve. Ai trajtim realizohet në disa hapa protokollare , dhe ato janë: pastrimi i shtresave të forta dhe të buta me ultrazë,lustrim i sipërfaqeve të dhëmbëve, spërkatje e dhëmbëve, shpëlarje me dezinfektues oral në varësi nga gjendja e dhëmbit sipas vendimit të mjekut – terapeutit. Në këtë vizitë bëhet edhe trajnimi i pacientit për mirëmbajtjen e duhur të higjienës orale, si dhe potencimi i teknikave që janë përkatëse me nevojat e këtij personi.

Pasiqë të shërohet sëmundja parodontale do të vijmë në fazën e mirëmbajtjes të shëndetit parodontal, pacienti duhet të trajnohet mirë dhe të jetë konsistent në mirëmbajtjen e higjienës të tij personale, duke përfshirë edhe elementet shtesë. Ata janë: përdorimi i përditshëm i furçave interdentare, filli për dhëmbë, larëset automatike të hapësirave ndërmjet dhëmbëve apo shpëlarja e gojës me preparate përkatëse antibakteriale me këshillë të stomatologut në ETERNAdent.
Segment i dytë shumë i rëndësishëm është se duhet të ndjek ritmin e pastrimeve të rregulla parodontologjike të dhëmbëve, të rekomanduara nga stomatologu i tij në ETERNAdent. Ato trajtime, te pacientët me parontopati ndonjëherë janë 2 deri në 6 herë në vjet, në varësi nga gjendja e sëmundjes.
As një restaurim (“mbushja”, “kurora”, “faceta”) apo implant i vendosur nuk do të jetë i suksesshëm në afat të gjatë në zbrazëtirën e gojës me mishëra të sëmurë të gojës dhe aparatin për mbështetjen e dhëmbëve.
Prandaj është e rëndësishme mirëmbajtja e duhur e përditshme e dhëmbëve dhe pastrimet e shpeshta dhe të rregullta profesionale të dhëmbëve.
Vetëm me përmbushjen e këtyre dy kushteve, mund të parandalohet sëmundja kronike dhe progresive siç është sëmundja parodontale.

Implantet janë zëvendësim për rrënjën e dhëmbit që është hequr. Ata janë në fakt mbajtësit e kurorës, urës apo protezës në varësi nga gjendja e cila shërohet. Edhepse janë nga titaniumi dhe janë të mbrojtura me eshtrë dhe gingivë mbi to, në kushte të higjienës të keqe orale, mund të fillojnë të humbin mbështetjen e tyre nga gingiva dhe eshtra në afërsi. Prandaj marrëdhënia ndaj implanteve dhe produktet protetike nga implantet, duhet jetë njësoj serioze si edhe ndaj dhëmbëve personal. Pastrimi i përditshëm i dhëmbëve dhe mbajtja e produkteve protetike mbi implantet në mënyrë të përsosur të pastër, mundëson që implantet të jenë zgjidhje e përhershme për dhëmbët e humbur. Ritmi i pastrimeve profesionale dhe kontrollave nuk duhet të jetë më rrallë se 2 herë në vjet, që është standard i artë për higjienën e duhur orale.
Vetëm gjithëpërfshirja në punë, mund të jap rezultate afatgjate dhe produkte që do të mbahen pa problem nga implantet, që është qëllimi ynë dhe përvoja jonë e deritashme.

Produktet protetike e kthejnë funksionin dhe estetikën e dhëmbit në përgjithësi por, ata vendosen në gojë dhe bëhen pjesë e një sistemi të ri biologjik. Ata, në gojën e pacientit, ndodhen në kushtet e njëjta si dhëmbët natyror dhe ekspozohen në faktorët e njëjtë biologjik, dhe prandaj higjiena e tyre është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e dhëmbëve-mbajtësve të atyre produkteve protetike dhe për gingivën e afërt. Me fjalë të tjera, çdo urë, kurorë, facetë apo protezë në gojë, gjatë pastrimit profesional të dhëmbëve është e njëjtë, kurse gjendja e higjienës të tyre vlerësohet.
Vetëdija për shëndetin personal oral fillon me higjienën e duhur orale.

Pasqyra e detajuar na tregon parametrat për higjienën orale për atë sa pacientët janë të trajnuar dhe efikas në këtë. Gjatë trajtimit të pastrimit profesional të dhëmbëve, duhet t’u tregojmë njerëzve në cilat zona të gojës duhet ato mund të jenë më të mirë në mirmëbajtjen e dhëmbëve të tyre, si të shfrytëzojnë fillin(perin) për dhëmbët në mënyrë të thjeshtë dhe efikase, kur duhet të shfrytëzohet furça interdentare, dhe kur nuk duhet, t’u tregohet për ekzistimin e furçave për pastrimin e briketave gjatë protezave fikse ortodontike dhe t’u demonstrojmë se si t’i shfrytëzojnë në mënyrën e duhur.
Dhëmbi i pastër nuk mund të sëmuret.

Kanceri oral është sëmundje që shkaktohet për shkak të shumimit të pakontrolluar të qelizave malinje (kancerogjene) në zbrazëtirën e gojës ose në orofaring.
Ekziston një metodë e thjeshtë vizuele e testimit dhe për këtë qëllim në ETERNA kemi siguruar aparat të sofistikuar për detektim të hershëm me të cilin në kontroll të shkurtër të thjeshtë mund të përcaktohet plaga eventuale prekanceroze ose kanceroze.
Identifikimi i plagës në fazë të hershme në mënyrë të konsideruar rritë mundësitë për shërimin e kësaj sëmundje.
Mos harroni që të konsultoheni me stomatologun tuaj që të caktoni kontrolla të rregullt.

Chat With Us
Viber/WhatsApp
WhatsApp
Viber