Çdo pacient në ETERNAdent ka portfolio të tërësishme me të gjithë të dhënat personale, mjekësore dhe financiare për shërbimet të cilat i janë mundësuar.
Nëse jeni pacient i ETERNAdent më shumë se 3 vjet dhe nëse vitin e kaluar rregullisht keni vizituar individualisht terminet e caktuara për mirëmbajtjen e shëndetit tuaj oral, fitoni të drejën për 10% zbritje në të gjithë shërbimet gjatë vitit të ardhshëm.
Jemi të bindur në cilësinë e punës tonë dhe këtë e mbështesim me garanci për shërbimet tona. Garanca juaj do të vlejë në periudhë prej 12 muajsh dhe ne do të bëjmë restaurim apo zëvendësim apo rekonstruktim pa kompensim nëse:
- Jeni pacient i ETERNA 3 vjet pas procedurës.
- Nëse rregullisht përgjigjeni në thirrjet tona për kontrolla dhe pastrim në 3, 6 apo 12 muaj, në varësi nga gjendja juaj individuale shëndetësore me rekomandim të stomatologut tuaj në ETERNAdent
- Të mbani standard të lartë të kujdesit dentar të dhëmbëve në shtëpi sipas udhëzimeve të dhëna për higjienë orale nga stomatologët tonë.
- Të kujdeseni që të mos dëmtoni restaurimin e përgatitur me keqpërdorim apo pakujdesi nga çfarëdo formë të dhëmbit që përfshin, por nuk kufizohet në kafshimin e sendeve të forta, akullit, meze, situata për vetëpërshtatje dhe situata tjera për të cilat u ka treguar stomatologu juaj.
- Nëse ju rekomandohet që të mbani mbrojtëse gjatë natës (splinti okluzal), që nevojitet për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e dhëmbëve tuaja sipas udhëzimeve të dhëna.
- Garancia nuk përfshin asnjë shpenzim që lidhet me mirëmbajtjen e rregullt të shëndetit oral.